stampa | chiudi

Kulturë

04/11/2013 06:55:54

Zbulohet 'Thesari i Hitlerit'

150 vepra arti me vlere mbi 1 miliard Euro





MONAKO- Ndodhej ne Monako i fshehur, apo ndoshta thuajse i harruar ne nje shtepi te pluhurosur dhe te rrmujshme, ajo qe shume e quanin “Thesari i Hitlerit”. Jane thuajse 150 piktura dhe vepra te tjera arti mes te cilave edhe nje veper nga Pablo Picasso dhe Henri Matisse te konsideruara si “art i Rajhut te trete”. Te degjeneruara apo jo, keto vepra arti ndodheshin ne Monako dhe flisnin per Goering, Goebbels, Hinmler dhe te gjithe hierarket naziste. Veprat jane shume te cmuara dhe jane nje thesar per artin.

Veprat e gjetura jane ne fakt te vjedhura prej nazisteve nga familjet hebreje apo edhe nga muzeumet europiane te pushtuara nga Wehrmachti dhe Waffenss. Hetuesit pas nje hetimi te gjate kane arritur te dalin ne nje piste te forte hetimi. Kane bere pastrimin e mire te veprave nga pluhuri, nga ku nuk kane dale asnjehere nga apartamenti i nje 80 vjecari. Veprat ishin harruar neper dollape dhe dhoma te medha te mbushura me vepra arti me vlera teper te medha.

Pas “nates se kristalte”, programi i pare dhe me i keqi kunder hebrenjve gjermane, i urdheruar nga Hitleri dhe mbeshtetesit e tij, vijne vepra te vrasjeve dhe nderhyrjeve ne Poloni, Holande, Belgjike, France dhe vende te tjera ku jetonin nje komunitet i larte hebrenjsh, nga ku nazistet ishin ne qender te ketyre veprave.

Pikerisht nje dite me pare ne gazeten gjermane “Der Spiegel” jane publikuar ditaret e diplomateve te huaj ne sherbim te Berlinit gjate kohes se “nates se kristalte”. Diplomatet polake dhe japoneze, finlandeze dhe hungareze kane kaluar ne kryeqytetet e tyre ngjarje te medha. “Vinin naten, te dhunshem, rrembenin gjithcka, tentonin te dhunonin grate, me pas rrembenin gjerat e cmuara dhe me vlere, vepra arti, mijera e mijera marka dhe gjithcka mbeshtetej nga ushtaret naziste”.

Por shume prej ketyre veprave u cuan ne Berlin. Jo pak prej tyre kane perfunduar te shkaterruara per shkak te bombardimeve ne Lancaster nga mbrojtesit fluturues dhe flota britanike dhe amerikane si dhe luftimet e ashpra nga nazistet kunder armates Zhukov.

Veprat e gjetura tashme, kane nje vlere prej nje miliar Eurosh. Hetuesit kane arritur te dalin ne pisten me te rendesishme te hetimit pas hetimit dhe kontrollit te imtesishem te apartamentit ku u gjeten veprat. Babai i pronarit te apartamentit ishte nje tregetar veprash arti dhe kishte menduar qe “thesarin nazist” ta shiste me cmim teper te kripur. Tashme ajo qe duhet te shihet eshte nese pjestare te viktimave do te behen te gjalle per te kerkuar drejtesi dhe rrikthim te veprave te artit.
Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza

stampa | chiudi