Gossip
30/10/2013 22:04:14
Monica Bellucci në kopertinën e Vanity Fair
Pas ndarjes nga bashkeshorti, Monica Bellucci gati per nje fillim te ri
PARIS- Ndarja pas 18 vjetësh dashuri mes aktores italiane Monica Bellucci dhe bashkëshortit te saj francez Vincent Cassel u kthye në thashethemin më të suksesshëm nëpër revista gjatë gjithë verës. Së fundmi Monica ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme të modës “Vanity Fair” për herë të parë si single.
Tashmë single, Monica Bellucci tregon se nuk pendohet për asgjë, sepse sipas saj dashuria zbehet me kalimin e kohës, ndryshon, merr forma të tjera. Pas 18 vitesh me Vincent, gjërat kanë ndryshuar edhe pse kanë ndarë së bashku shumë momente të paharrueshme, arsye pse ajo nuk pendohet për asnjë çast për vitet që ka kaluar së bashku me ish-bashkëshortin dhe vajzat e tyre.
“Dashuria nuk zhduket, ajo transformohet. Shumë gjëra mund të ndryshojnë, por familja jonë mbetet e paprekshme”. Asnjë flirt për aktoren tërheqëse, ndryshe nga thashethemet që kanë shkruar shumë revista gjatë gjithë verës. Bellucci po shijon në maksimum statusin e saj si single.
Ajo tregoi për revistën Vanity Fair se ka qenë gjithmonë në lidhje serioze që kur ishte 14 vjece dhe ajo me Cassel ka qenë historia e dashurisë më e gjatë që aktorja ka pasur në jetën e saj.
Pas gjithë këtyre viteve bashkë, ajo tregon se është gati për një fillim të ri. Mesazhi i Monica-s për vajzat e saj dhe të gjitha femrat është se vetmia nuk duhet të na trembi, mund të jetohet shumë mirë edhe pa një të dashur apo bashkëshort në krah. Jo varjes nga një mashkull!