Botė
21/10/2013 15:05:19
Shperthen autobusi ne Volgograd
6 te vdekur dhe shume te plagosur
RUSI- Pese minuta pas ores 2 te pasdites ne Volgograd, nje bombe ka shperthyer duke hedhur ne ere njerin nga autobusat e linjes nunur 29 ne kete qytet, duke shkaktuar vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e shume te tjereve. Aktualisht, autoritetet nuk kane bere te ditur gjendjen e te plagosurve.
Qyteti qe ka marre emrin per shkak te lumit Volga nga ku eshte ndertuar, eshte nje zone shume e rendesishme si nyje lidhese me Kaukazin. Sipas policise, mendohet se atentati ka ndodhur per shkak te trazirave qe ka ky rajon, nese nuk ka lidhje me ekstremizmin islamik. Ne tensionet e shumta qe ka rajoni i Dagestanit dhe konfliktin e pergjakshem ne Ceceni, mendohet te jete edhe origjina e ketij sulmi.