stampa | chiudi

Botë

17/10/2013 14:19:54

Kupa e botes, jo e sigurt ne Brazil

Kartelet e droges kercenojne vendin per siguri





BRAZIL- Gazeta britanike “Daily Mail”, shkruan per kercenimin e kartelit kryesor te droges braziliane, i cili ka premtuar “Nje kupe bote futbolli qe do te kthehet ne tmerr”. Madje kujtohet edhe dhuna e cila po karakterizon vendin duke drejtuar gishtin mbi qeverine Rousseff dhe policine braziliane.

Kercenimi eshte bere nga “Komandana Kryesore e Kryeqytetit” ne San Paolo, fajtore ku ne vitin 2012 vdiqen me teper se 100 agjente policie ne qytet. Ndersa dhuna ka nisur nje nate me pare ne rruget e San Paolos dhe Rio de Janeiros, me manifestime te cilat i kane vene flaken shume automjeteve te policise. Gjithcka po ndodh sot, tregon se do te jete shume e veshtire te krijohet siguria e turisteve dhe qytetareve te thjeshte per boterorin e futbollit.

Gjashte ndeshje te kompeticionit te ardhshem, duke perfshire edhe ate te fillimit do te luhen ne “Arena” te San Paolos, ndersa shtate ndeshje te tjera, duke perfshire edhe ndeshjen finale, do te luhen ne Maracana. Policia diten e sotme ka marre nje seri mesazhesh kercenuese, duke bere qe autoritetet te mund te levizin kartelet e droges me ne brendesi te vendit.

Edison Myrteza

stampa | chiudi