Kulturë
05/10/2013 14:51:10
''Mirënjohja e Qytetit'' për Artan Bushatin
Këshilli Bashkiak i Shkodrës e nderoi atë me titullin e lartë ''Mirënjohja e Qytetit''
SHKODËR - Ish trajneri dhe pedagogu i Universitetit "Luigj Gurakuqi", i qytetit të Shkodrës, Artan Bushati, u nderua në 50 vjetorin e tij të lindjes me titullin e lartë Mirënjohja e Qytetit, pas vdekjes. Të mbledhur mbrëmë në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministra, deputetë dhe shumë autoritete sportive dhe politike, përkujtuan ish- trajnerin e Vllaznisë, të Elbasanit, ekipit kombëtar "Shpresa", drejtuesin e sportit, pedagogun e edukimit fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, prindin dhe qytetarin shembullor, Artan Bushati. Pas ndarjes së parakohshme nga jeta në fundgushtin e këtij viti, Këshilli Bashkiak i Shkodrës e nderoi atë me titullin e lartë "Mirënjohja e Qytetit”. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter