stampa | chiudi

Kulturë

28/09/2013 07:53:56

Torta trëndafil çokollate

nga Brunhilda Çela





Sekretet e aromave të Brunhildës Kjo është nje tortë jo shumë e vështirë ndoshta duket e tillë por e lehtë për t'u realizuar dhe ka shumë sy për raste të veçanta. Unë këtë e bëra për ditëlindjen e djalit të vogël më 31 Mars ai e pëlqen shumë kremin me çokollatë (foto) dhe çokollatën prandaj i bëra këtë tortë. Ai e adhuroi !

Po ju jap masat me të cilat e bëra unë: Për pandispanjen përdora një recetë austriake dhe me këtë recetë është shumë e lehtë. 5 vezë (i ndan veç të bardhat e veç të verdhat), 200 gr sheqer të imët ose pluhur, 250 gr miell
1 pako sheqer vaniljeje, lëkura e 1 limoni bio, 1 lugë kafeje pluhur pjekës,
125 ml ujë të vakët, 125 ml vaj.

Në fillim rrahim të verdhat me sheqerin dhe sheqer vaniljen sa masa të dyfishohet pastaj shtojmë dhe vajin, ujin e vaket duke vazhduar rrahjen e pandërprerë me mikser.

Miellin e përziejmë me pluhurin pjekës. Ia shtojmë lugë-lugë masës duke e rrahur me shpejtësi të ulët. Në fund shtojmë dhe lëkurat e limonit dhe të bardhën e vezës së rrahur marengë lugë - lugë me përzierje vertikale.

E vëmë në tavën ku do piqet në 185 grade rreth 20 min. megjithatë këtë shikojeni pak vetë duke i bërë provën me shtizë. Nëse kur e nxjerrim shtizën dhe del e thatë pandispanja është gati. Ajo del e lartë shumë mund t'a ndani në tre shtresa, unë e ndava vetëm në dy stresa.

Për kremin na duhet:
1 l qumësht
9 lugë niseshte
150 gr. çokollatë kuzhine
250 gr. 300 gjalpë
150 gr. 200 gr sheqer pluhur ose shumë të imët
1 gotë konjak (nëse ka dhe fëmijë të vegjël nuk ia hidhni konjakun)

Lart dhe anash tortës kam përdorur miell kokosi.

Për plastelinen prej çokollate përdora: 200 gr. çokollatë kuzhine (mund të përdorni dhe vetëm çokollatë të bardhe ose me dy ngjyra ose të ngjyrosni çokollatën e bardhë në ngjyra sipas qejfit tuaj dhe atëherë beni me trëndafila të verdhë të kuq, rozë etj).

100 gr. shurup melase (një shurup i trashë) ose mjaltë. Unë përdora lëng të trashë gliko kumquati i dha dhe shumë aromë çokollatës).

Cokollatën e shkrin në avull, shton shurupin e trashë viskoz dhe pastaj e përzien derisa të ftohet. Kur është e ftohtë ajo del si plastelinë dhe punohet shumë lehtë.

Për gjethet shkriva çokollatë tjetër milka dhe e hodha mbi gjethet e trendafilit. Kur ajo ngriu hoqa gjethet dhe çokollata mori formën e gjetheve.























Herë tjetër do e përsëris këtë tortë ku sipër shtresën do e bëj të kuqe me salcë mjedrash dhe trëndafilat do i bëj të bardhë, gjethet në jeshile të lehtë. Po kështu mund t'a përdorni dhe me marcipan (brume bajamesh) duke e ngjyrosur marcipanin. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi