Kulturë
05/09/2013 16:51:14
Gani Malushi rivarroset tek Varrezat e Dëshmorëve
Në varrezat e Sharrës në Tiranë do të zhvillohet ceremonia e zhvarrimit te eshtrave të Deshmorit te Atdheut, Gani Malushi, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
TIRANË - Policia e Shtetit do të organizojë ditën e nesërme ceremoninë e rivarrosjes së ish punonjësit të policisë Gani Malushi, “Dëshmor i Atdheut”. Ndërkohë, sot, në varrezat e Sharrës në Tiranë do të zhvillohet ceremonia e zhvarrimit te eshtrave të Deshmorit te Atdheut, Gani Malushi, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Komisar Gani Malushi, lindur në Radovicë të Kolonjës në 1953, me arsim të lartë, është titulluar oficer policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit në vitin 1979 në Drejtorinë e Tiranës, Rajoni nr.2. Komisar Malushi ka shërbyer në strukturat e Policisë së Shtetit nga viti 1995 deri në vitin 2003. Në shtator të 20013, Presidenti Alfred Moisiu i akordoi Komisar Malushit Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin “Për organizim e drejtim cilësor të punës, për profesionalizëm dhe përkushtim në kryerjen e detyrës”.