Aktualitet
31/08/2013 17:09:55
MJP për situatën në Siri: mbështesim ndrëhyrjen ushtarake
''Shqipëria ashtu siç është thënë edhe në deklaratën e Kryeministrit, më datë 27 gusht 2013, ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane ''
TIRANE - Ministria e punëve të jashtme e Shqipërisë deklaroi për situatën në Siri, duke thë se Shqipëria është e gatshme të mbështesë çdo veprim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për t'u dhënë fund masakrave. "Duke ndjekur me shqetësim situatën në Siri, Shqipëria ashtu siç është thënë edhe në deklaratën e Kryeministrit, më datë 27 gusht 2013, ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, shkruhet në deklaratë. Na ndiqni dhe në Facebook