Botë
27/08/2013 03:29:57
Tre marinare perdhunojne gruan
I dashuri i ngre kurth. Perdhunohet nga dy te tjere
SHBA- Nje grua e cila kishte marrdhenia prej dy vjetesh me nje marinar, duket se ka qene e detyruar te kenaqe edhe koleget e te dashurit te saj. Tre marinare pjese e marines amerikane, jane akuzuar per “dhune seksuale me demtim”, ndaj nje gruaje ne Suffolk te Virginias. Daniel Saunders, 22 vjec, Freddrick Thompson, 24 vjec dhe Michael Willis, 20 vjec, duhet te pergjigjen per nje seri akuzash qe shkojne nga rrembimi deri tek perdhunimi.
Gruaja rrefen se eshte dhunuar ne nje apartament me 16 gusht teksa ishte duke bere dashuri me njerin nga tre marinaret, pikerisht Thompson. Sipas deklarates se policise, menyra e takimit ka ndryshuar totalisht teksa te dy koleget e marinarit kane hyre ne dhome nga ku me pas gruaja eshte detyruar te kryeje marrdhenie me dhune me te tre marinaret ne te njejten kohe.
Denoncimi i gruas ne polici dhe mas arrestimi i te tre marinareve, eshte vetem njera nga serite e gjata te skandaleve te ushtrise amerikane. Ne vitin 2002, kane qene 26 mije denoncime sipas Departamentit te Mbrojtjes, nje shifer qe po alarmon autoritetet amerikane.
Mbrojtja e marinareve duket se ka qene pak me e forte ne SHBA per policine kriminale. Krimet e ushtrakeve jane me pak te denueshme, per te mos thene se zyrtaret tentojne me cdo lloj mjeti te fshehin dhunimet seksuale ne brendesi te forcave te armatosura. Kjo sipas tyre, behet per te mbrojtur emrin e institucionit.