Botë
23/08/2013 05:28:15
BOSS, sistemi qe te njeh kurdo
Tregon kush je dhe ku ndodhesh ne cdo moment
SHBA- Nje sistem i kompjuterizuar qe lelon njohjen e vetem nje shenje, madje edhe ne mes te nje dyzine njerezish duke gjetur emrin dhe vendndodhjen. Kjo eshte ne gjendje ta beje BOSS, Sistemi i Kerkimit Optikal Biometrik, nje instrument qe po testohet nga Departamenti Amerikan i Sigurise.
Sipas amerikanes “The New York Times”, BOSS do te jete ne gjendje qe mbase brenda dy vjetesh me financim nga ana e qeverise amerikane, do te vihet ne perdorim. Megjithate, sistemi i ri edhe pse nuk eshte akoma ne perdorim, lajmi per ekzistencen e ketij instrumenti ka alarmuar mbrojtesit e privatesise te cilet kundershtojne qeverine. Por kjo do te ndikoje edhe ne sigurine e ngjarjeve te medha ne gjetjen e ekstremisteve dhe te kerkuarve per terrorizem. Gjate viteve te fundit, teknikat e njohjes se fytyres kane bere hapa te medha dhe kompani te medha si Facebook kane zhvilluar sisteme qe lejojne identifikimin ne menyre te sakte te personave.
Kryesorja eshte gjetja e kohes per t’u deklaruar se kur BOSS do te vihet ne pune. “Mund te thuhet se duhet te presim edhe pese vjet, por varet nga objektivat qe qeveria ka ne mend”, ka thene Anil Jain, ekspert i inxhinjerise biometrike ne Universitetin Shteteror te Michiganit. Projekti eshte financuar me Shumen e 5.2 milion dollareve nqa qeveria amerikane.
Sigurisht qe nuk kane munguar edhe kundershtimet persa i perket nje instrumenti qe mund te anulohet brenda pak vitesh sic behet fjale per “privatesine”. “Kjo teknologji eshte menduar per te luftuar terrorizmin, por lufton krahun tjeter. Kemi nevoje per nje perballje te menjehershme per te kuptuar kur dhe sa do te jete teknologjia ne vetedije per te ruajtur privatesine e njerezve te tjere”, kathene Ginger McCall, qe punon per shoqaten e mbrotjes se te drejtave dhe privatesise.