stampa | chiudi

Botë

23/08/2013 04:48:45

Martesat e perkohshme ne Egjipt

Martohen 60 here deri ne moshen 18 vjecare





EGJIPT- Jane gati 38 mije vajzat te cilat “shiten si nuse”. Jeta qe i pret eshte pa anje te ardhme, liri dhe mundesi, madje eshte nen kontrollin e plote te “burrit” qe e ble. Nga ana tjeter mundohen t’i shpetojne jetes qe sapo kane nisur duke u arratisur nen kufirin e rrezikut dhe te vdekjes. Jane vajzat mes moshes 15 dhe 18 vjecare ne vendet ne zhvillim, te cilat si zakonisht shiten nga familja e tyre. Gjithcka behet publike nga gazeta amerikane “The Washington Post”.

Shume prej vajzave jane rritur ne zonat rurale te Egjiptit, nga ku nuk kane c’te presin me pervecse nje fati edhe me te keq se ky, “martesen e perkohshme”. Turizmi seksual ne Egjipt ka arritur nivelin e tij maksimal sidomos ne vere, kur te pasurit e vendeve arabe sjellin ne vend me mijera vajzat te cilat shiten nga prinderit e tyre me moton “martese e perkohshme”.

Turizmi seksual minoren eshte i veshtire te kontrollohet, por sipas Kombeve te Bashkuara, ne te perfshihen mbi 2 milion minorene gati cdo vit te ardhura nga vendet e varfera apo ne zhvillim sidomos nga Tailanda dhe Kosta Rika. Kjo qe ndodh ne Egjipt duket se eshte nje kundershtim i forte per ligjin islamik, i cili nuk e njeh seksin paramartesor. “Disa prej vajzave madje martohen deri ne 60 here para se te arrijne moshen 18 vjecare”, ka thene nje funksionar i qeverise egjiptiane i cili me pas shton se “pjesa me e madhe e martesve nuk shkon me teper se disa dite ose disa jave”.

Kerkimi i bere nga nje organizate qeveritare egjiptiane, ka hedhur ne drite faktin se gati 75 per qind e te intervistuarve nga komuniteti rural njeh jo pak vajza qe jane shitur per martese te perkohshme dhe se pjesa me e madhe e tyre besojne se ky fenomen po rritet se tepermi. Sipas te dhenave, pjesa me e madhe e vajzave vjen nga vende e Gjirit Persik, 81 per qind nga Arabia Saudite, 10 per qind nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 4 per qind nga Kuvajti.

Nje martese verore kushton nga 2.800 deri ne 10.000 dollare, ndersa nje martese vetem “per nje dite”, kushton rreth 115 dollare. Ka patur edhe raste kur “bashkimet” kane zgjatur disa vite dhe me pas nusja kthehet ne vendin e origjines nga bleresi. Pas renies se regjimit te ish presidentit Hosni Mubarak, ekonomia egjiptiane eshte ne krize te madhe.

Per kete shkak, familjet neper fshatra te drejtuar nga nje familjar qe ka eksperience, sheshin vajzat e tyre ne kembim te nje shume parash, duke u bere madje presion qe te futen ne kete biznes. “Vajzat e dine qe prinderit e tyre po i shfrytezojne dhe se jane ne djeni qe po shiten”, ka thene nje funksionar qeveritar per gazeten amerikane.

Edison Myrteza

stampa | chiudi