Botë
09/08/2013 03:11:18
Njeriu me i pafat ne bote
Ngjarje teper te cuditshme ne jeten e tij
SHBA- I sulmuar dy here nga nje majmun. Me pas nga nje gjarper. I goditur nga nje rrufe. Dhe se fundmi, i sulmuar nga nje peshkaqen. Erik Norris, banor ne Largo te shtetit te Floridas ne SHBA, mund te quhet pa frike si “njeriu me pafat” ne bote, per shkak te ngjarjeve aspak te kendshme duke qene viktime e viteve te fundit.
Sulmi i peshkaqenit
Ngjarja e fundit e rende, mund t’i kishte kushtuar jeten. Me 29 qershor, gjate daljes per peshkim ne brigjet e ishujve Abaco ne veri te Bahamasit, Erik eshte sulmuar ne kemben e djathte nga nje peshkaqen perpara syve te se shoqes dhe kater femijeve. Sulmi e ka detyruar qe te marre mjekim te imtesishem ne spital ne lidhje me transplanin e qimeve.
Ka qene nje mjek ne San Diego qe i ka dhene ndihmen e pare duke e shoqeruar per ne urgjencen me te afert. “Ishte nje gjendje e rende. Mendova se isha duke vdekur”, ka thene peshkatari, tashme i shtruar ne Tampa General Hospital. Erik ka rrefyer se ka ndjere nje dhimbje teper te forte ne pjesen e pasme te kembes teksa ishte duke duke u kthyer per ne breg me familjen e tij pasi kishte bere disa zhytje nenujore. Papritur ka pare nje sasi te madhe gjaku perreth.
Ngjarjet e tjera
Ne te kaluaren Erik i ka mbijetuar kafshimit te nje gjarperi, goditjes se nje rrufeje dhe sulmit te nje majmuni “ne fakt eshte sulmuar dy here”. Mundesia e sulmit nga nje peshkaqen eshte 1 ne 11.5 milion, ndersa mundesia e goditjes nga rrufeja ne SHBA eshte 1 ne 280 mije raste.