stampa | chiudi

Sport

31/07/2013 11:10:33

Luxemburgo, trajneri i ri i Fluminense

Trajneri eshte angazhuar deri ne 31 dhjetor 2013 (...) dhe ka per detyre te fitoje titullin e peste te kampionit te Brazilit






TIRANE - Braziliani Vanderlei Luxemburgo eshte caktuar trajneri i ri i Fluminense, kampion i Brazilit ne fuqi, duke zevendesuar trajnerin e shkarkuar, Abel Braga. "Trajneri eshte angazhuar deri ne 31 dhjetor 2013 (...) dhe ka per detyre te fitoje titullin e peste te kampionit te Brazilit", beri te ditur klubi. Luxemburgo, 61 vjeç, eshte prezantuar te marten dhe ka zhvilluar stervitjen e pare me ekipin. Trajneri qe ne vitin 2005 pati nje pervoje jo te mire me Real Madrid, ku u largua pas gjashte muajsh, ka fituar pese kampionate te Brazilit me kater klube te ndryshme: Palmeiras (1993 e 1994), Corinthians (1998), Cruzeiro (2003) e Santos (2004).

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi