stampa | chiudi

Botė

19/07/2013 02:55:35

Ed Avenal, qyteti i tmerrit ne SHBA

Njerezit kane frike te marrin fryme





SHBA- Gjigandi britanik BBC na con ne Avenal, nje qytet ne luginen e San Joaquin te Kalifornise, i banuar nga 14 mije persona dhe i karakterizuar nga kalimi i ererave ekstremisht te nxehta qe transportojne grimca rene, pergjegjese per nje lloj semundjeje te frymemarrjes.

Epidemia e qete
Behet fjale per nje epidemi qe ne vitin 2011 vetem ne SHBA ka goditur 22.401 persona, dhjete here me teper se rastet e zbuluara ne vitin 1998. Madje cdo vit vdesin 160 persona per shkak te problemeve ne mushkeri dhe tru. Ed Avenal, eshte nje qytet ku epidemia ka qendren e saj. Qyteti shtrihet ne nje zone disi te harruar ku mjegulla per nje kohe te gjate mbulon horizontin dhe malet. Qyteti nuk te ofron mundesi te shumta dhe gjerat me te zakonshme argetuese jane disa djem qe levizin me bicikleta.

Frika e familjeve
Gjashte vjet me pare vdiq nje grua 39 vjecare, Maria Eugenia Pena dhe tani po behet gati te vdes i biri, pronari i nje lokali atje prane. Ai ka frike se cdo dhimbje koke qe i shkaktohet cdo dite mund te jete pika e fundit e jetes se tij. Situata perkeqesohet me teper kur era behet me e forte. Mbrojtja me e mire eshte nje mur ndalues, por shume here kjo nuk mjafton dhe ka akoma me mijera familje qe vuajne nga kjo semundje.

Mjeket theksojne se semundja eshte e kurueshme, por shume e rrezikshme. Mund te shkoje deri ne infeksion dhe me pas te ndryshoje ne nje forme te frymemarrjes teper te veshtire. Madje ka mundesi te larta qe te dale nga mushkerite dhe shkon ne kocka ose ne tru.

Frika
Duhet thene se ne zona te tjera te Kalifornise kjo semundje eshte e njohur por vetem si tip. Ne fakt, kush kalon ne zonen ne fjale, si pershembull turistet apo ata qe kane pune atje, mund ta takojne semundjen ashtu sic ka ndodhur me nje argjendar te cilit i eshte gjetur nje grumbull i madh sa nje topth tenisi me rere ne mushkeri.

Po studiohet per pasjen e nje vaksine, por banoret ende kane frike. Dhe nese te denuarit e burgjeve te ndertuara ne zonen ne fjale nuk mund te largohen, rrezikojne shume jeten e tyre. Banoret po mendohen te largohen nga shtepite dhe tokat e tyre, duke theksuar se jeta atje tashme eshte bere teper e rrezikshme.

Edison Myrteza

stampa | chiudi