stampa | chiudi

Botë

11/07/2013 15:23:12

Rivarrosen trupat ne Srebrenice

Perjuktimore per masakren ne Bosnje nga serbet





BOSNJE- Me dhjetera e mijera persona kane mberritur ne Bosnje ne rivarrimin dhe perkujtimin e 409 viktimave te paidentifikuar nga masakra e vitit 1995 ne Srebrenice si dhe 18 vjetorin e perkujtimit te masakres ne te cilen mbi 8 mije muslimane u masakruan.

Behet e ditur se mes viktimave jane 43 te rinj dhe nje femije, i cili lindi gjate kohes qe po kryehej masakra. Eshte vendosur qe trupat e tyre te qendrojne ne nje varreze speciale ne afersi te Srebrenices, fare afer vendit ku u gjeten te vrare ne nje varr te perbashket.

“Kjo eshte dita me e tmerrshme e jetes sime. Me mire te vdes sesa te rroj, por nuk po mundem dot”, deklaron Hedija Begovic, se ciles djali i vetem prehet tashme ne memorialin e viktimave te masakres ne fshatin Potocari.

Mbi 100 mije persona mbeten te vrare gjate luftes se Bosnjes nga viti 1992-1995, kur forcat e komandantit ushtarak serb Radko Mlladic u futen ne token boshnjake dhe zhduken jo serbet. Lufta mes serbeve, kroateve dhe muslimaneve e ndane vendin ne shume pjese.

Edison Myrteza

stampa | chiudi