Aktualitet
10/07/2013 17:59:08
Aksidentohet nga një i dehur 19 vjeçarja Marsela Gega në Itali
I arrestuari, një 40 vjeçar i dehur, kishte një nivel alkoli 1,1 gram për litër në gjak
PIACENZA - Një 19 vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në spital pasi u aksidentua nga një 40 vjeçar, i dehur, i cili drejtonte motorçikleten e tij tip Bmw.
E reja quhet Marsela Gega, e cila vdiq pas disa orësh në spital. Karabinierët thanë se në momentin e aksidentit, burri kishte një nivel alkoli 1,1 gram për litër në gjak. Mbi të rëndon akuza për vrasje me dashje.