stampa | chiudi

Botë

08/07/2013 08:42:52

Mansour kërkon hetime për dhunën në Egjipt

Presidenti i Republikës ka ngarkuar një komision gjyqësor të hapë një hetim mbi ngjarjet e sotme






(16:18) President i përkohshëm egjiptian, Adly Mansour ka urdhëruar hapjen e një hetimi mbi aktet e dhunës që kanë shkaktuar të paktën 42 të vdekur mëngjesin e sotëm, gjatë një manifestimi të mbështetësve të Mohamed Morsi, në Kajro, njoftonte televizioni publik vendas. ''Presidenti i Republikës ka ngarkuar një komision gjyqësor të hapë një hetim mbi ngjarjet e sotme të ndodhura përpara zyrave qendrore të Gardës së Republikës", theksohej në njoftim.


ALGJER - Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, u bëri thirrje sot autoriteteve të përkohëshme në Egjipt të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme dhe të mundshme për "rivendosjen e rendit kushtetues" në vend, ku ushtria ka larguar kreun e shtetit nga detyra për mungesë të përmbushjes së kërkesave të popullit. "Autoritetet e reja në Egjipt duhet të ndërmarrin të gjtiha hapat e mundshme për rikthimin e rendit kushtetues në vend", deklaroi kreu i KE-së. "Do të bashkëpunojnë në këtë kuadër me partenerët tanë egjiptianë", theksoi ai. Po ashtu edhe shefja e diplomacisë europiane, baronesha Ashton u shrpreh se ''duheshin ndërmarrë të gjitha masatë që do ti mundësonin zhvillimin sa më normal të zgjedhjeve politike dhe presidenciale në Egjipt''.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi