Kulturė
26/06/2013 16:40:17
Mbyllet kulla Eiffel ne Paris
Punonjesit braktisin punen. Duan kushte
FRANCE- Ashensore te ndaluar dhe kulle e mbyllur. Kjo eshte ajo qe ka ndodhur para qindra turisteve qe jane gati te ngiten ne kullen e famshme pariziene te Eiffeli-it, per te pare Parisin nga lart. Gjithcka ka ndodhur pasi punonjesit kane ndaluar se punuari per shkak te kushteve te punes, te cilet te marten e kane braktisur punen dhe monumentin e famshem.
30.000 vizitore ne dite
E ndertuar per Ekspoziten Boterore ne vitin 1889, kulla Eiffel duhej te duronte vetem 20 vjet, por eshte bere njeri nga simbolet me te dashur te Parisit dhe vete Frances, duke mbledhur deri ne 7 milion vizitore cdo vit, duke bere qe te kete perfitime financiare por edhe te kthehet ne monumentin me te vizituar ne bote.