Ekonomi
18/06/2013 20:00:56
Banka botërore publikon raportin për këtë vit
Ngadalësimi i rritjes ekonomike vjen nga rënia e kërkesës së brendshme dhe rënia e remitancave dhe kredisë
TIRANE - Banka Botërore publikoi të martën raportin e zhvillimeve ekonomike në Europen Juglindore. Sipas BB, rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit është 1.8%. Erjon Luci, ekonomist i Bankës Botërore, thekson se, ka rritje ekonomike të ulët për Shqipërinë, edhe pse e qëndrueshme. Sipas tij, duhen reforma strukturore për të mbështetur rritjen ekonomike. "Ngadalësimi i rritjes ekonomike vjen nga rënia e kërkesës së brendshme dhe rënia e remitancave dhe kredisë, ndërsa ka ndikuar pozitivisht rritja e eksporteve. Papunësia është një problem tek të rinjtë. Bosnje - Hercegovina dhe Shqiperia kanë normat më të larta të emigracionit tek të rinjtë".