stampa | chiudi

Kulturë

13/06/2013 16:37:30

Shtatë monumentet më të rrezikuara të Europës

Europa Nostra, jep alarmin për Amfiteatrin e Durrësit, ka vuajtur përkeqësimin e vazhdueshëm






TIRANË - Amfiteatri i Durrësit është shpallur dje nga organizata ''Europa Nostra'' si qëndër e trashëgimisë europiane në rrezik. Kjo trashëgimi kulturore shqiptare renditet e para në listën e objekteve nga Qipro, Franca, Italia, Portugalia, Rumania dhe Turqia. Sipas “Europa Nostra" për shkak të zbulimit të tij të vonë, Amfiteatri i Durrësit është përballur me një planifikim urban kaotik, që ka ndikuar në strukturën e tij dhe ka vuajtur përkeqësimin e vazhdueshëm.

"Sfida më e madhe është që të sigurohet integrimi i tij i suksesshëm në strukturën urbane të Durrësit. Gjithashtu, kjo perlë e trashëgimisë është e kërcënuar nga mungesa e burimeve financiare, neglizhenca dhe shkaqet natyrore. Inkurajimi i projekteve kërkimore dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi vlerën e jashtëzakonshme të këtij amfiteatri janë hapat që do të ndërmerren urgjentisht", është shprehur EU.

Dje në Athinë komiteti i kësaj organizate u drejtua nga tenori i famshëm Placido Domingo, i cili është dhe president i “Europa Nostra”. Sipas tij, këto monumente dhe site kulturore janë përzgjedhur jo vetëm pse ato tregojnë një histori interesante në lidhje me të shkuarën tonë dhe rrisin ndjenjat lidhur me përkatësinë në familjen europiane, por dhe pse janë tepër të vlefshme për komunitetet dhe vendet që i përkasin. “Ndërhyrja për shpëtimin e tyre do të shërbejë si katalizator për zhvillimin ekonomik të qyteteve apo zonave të tëra”, është shprehur Placido.

Mes 7 monumenteve dhe siteve të shpallura si më të rrezikuara janë edhe zona historike në qendrën Nicosia në Qipro, ndërtime të shekullit të 17-të në Briançon, Francë, Manastiri i periudhës së Rilindjes në San Benedeto në Itali, manastiri i shek të 15-të në Setubal, Portugali, etj.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi