Botė
12/06/2013 12:15:07
Aeroplani me te vdekurin ne bord
Ben 7 fluturime me trupin e 22 vjecarit te vdekur
MOSKE- Trupi i nje burri qe u gjet i vdekur brenda rrotave te avionit A330 drejt Moskes, eshte identifikuar me ne fund. Ai eshte Giorgio Abduladze nga Gjeorgjia. Aeroplani ishte duke fluturuar nga Rimini ne Itali drejt Moskes, teksa tekniket kane vene vene re shenja gjaku ne njerin nga ambjentet e avionit menjehere pas uljes ne aeroport.
Fillimisht hetuesit kane theksuar se trupi i burrit mund te kete qene atje per gati kater dite, kohe gjate se ciles aeroplani ka bere rreth 7 fluturime. Nuk dihet ende se nga ishte nisur 22 vjecari gjeorgjian dhe kur ishte nisur. Mendohet se nisja duhet te kete qene Italia.
Nje vit me pare nje burre eshte gjetur i vdekur teksa ka rene ne rruge ne njeren nga lagjet e Londres, pasi ka rene nga aeroplani nisur nga Angola ne drejtim te Londres. Me sasine minimale te oksigjenit dhe temperaturat qe ishin nen -50 grade ne lartesi te madhe, ai kishte shume pak mundesi te mbijetonte gjate udhetimit.