stampa | chiudi

Botë

30/05/2013 15:01:27

Dhunon dhe vret vajzen e tij 5 vjec

Nuk ishte i sigurt per virgjerine e se bijes





ARABIA SAUDITE- Ka dhunuar dhe torturuar te bijen 5 vjece, derisa ajo ka vdekur, pasi nuk ishte e sigurt per virgjerine e saj. Vajza e vogel ka vdekur nga plaget e shumta te marra ne trurp. Babai i saj, ka dale nga burgu fare “i qete”, sapo ka paguar cmimin e gjakut.

Dyshonte per virgjerine e saj
Britanikja “The Independent”, tregon kete ngjarje te tmerrshme e cila ka ndodhur ne Arabine Saudite. Fayhad al-Ghandi eshte nje “predikues ne televizion”, teper i njohur ne vendin e tij. Ai eshte akuzuar se ka vrare Laman, vajzen e tij te vogel vetem 5 vjece. Burri ka deklaruar se ka ushtruar dhune duke perdorur kamxhik dhe nje shkop dhe me pas e ka dhunuar pasi ka patur dyshime mbi virgjerine e femijes.

Pas dhunes se forte te ushtruar, e ka cuar menjehere te bijen tek nje doktor duke pare frakturat dhe thyerjet ne pjese te ndryshme te trupit, ne krah, shpatull, ne kafke dhe djegie te ndryshme. Femija ka gjetur me pas vdekjen.

Cmimi i gjakut
Shoqata arabe “Women to drive”, ka shpjeguar se burri ne vend qe te denohej me vdekje eshte lene i lire. Ai ka qendruar ne burg vetem disa muaj dhe me pas eshte leshuar duke paguar “cmimin e gjakut”, nje ligj i perdorur ne ligjin islamik qe paguhet per nenen e femijes se vdekur. Duke pare kete mundesi, i ka paguar nenes se vajzes nje shume prej 36 mije eurosh dhe ne kete menyre gjykatesi ka terhequr vendimin e tij te meparshem.

Inati i popullit
Pavaresisht terheqjes se denimit nga sistemi saudit, Women to drive thekson se ne Arabine Saudite nje baba nuk mund te denohet per vrasjen e femijeve te tij apo gruas se tij. Por rasti i femijes Lama, ka ndezur gjakun e opinionit publik, duke vershuar me mesazhe teper urryese per “vrasesin”, ndersa tre aktiviste saudite kane paraqitur nje kerkese per terheqjen e vendimit me gjobe duke e detyruar gjykaten te jape vendimin per denimin me vdekje.

Edison Myrteza

stampa | chiudi