stampa | chiudi

Kulturë

25/05/2013 08:35:19

Torte me makarona rigatoni

nga Brunhilda Cela






Sekretet e aromave të Brunhildes Eshte nje recete qe kerkon pak kujdes dhe durim por kur mbaron te kenaq rezultati. Receta ime e sotshme eshte:

Makarona rigatoni 600 gr (shpresoj ti gjeni te mira dhe pak me te gjera se keto te miat te miat ishin shume shtremanuke e ca te shkurtera ca te gjata jo uniforme e me mundoi pak shume.
3 luge djathe parmezan.
Per kimane e makaronave une kisha:
400 gr mish te grire viçi
2 karota te grira ne rende
pak rrenje selinoje te grire ne rende
450 ml pure domateje konserve
vaj ulliri
kripe, piper, pak uje, pak qumesht i vura ne fund fare kimase perpara se ta zbrazja mbi makaronat.
nenexhik te njome, borzilok te njome, rigon
pak vere te kuqe (jo patjeter)

Per beshamelin rreth 2 luge miell, gjalpe, kripe arre moskati te sapobluar dhe rreth 500-600 ml qumesht shikojeni pak me sy se une nuk e mata.
200 gr djath te grire une perdora mozarella.

Pergatitja: Marrim nje forme torte e lyejme mire kudo me lyre (une e lyeva me gjalpe forma ime ishte 22 cm). Makaronat i ziejme gjysem ne uje me kripe i kullojme dhe i perziejme me djathin parmezan.

Fillojme radhitjen ne forme me kujdes e durim e filloni nga mesi. Pergatisim kimane si gjithmone ju bejeni sipas recetes qe ju pelqen juve e qe preferoni ju.

Beni gati edhe beshamelin skuqni lehte gjalpin me miellin e shuani me qumesht duke e perzier me kujdes dhe gjithe kohes qe mos te behet kokrra.Hidhni kimane mbi makaronat dhe e shkundni mire qe te bier neper boshlleqet, perseri hidhni kima e shkundni dhe ne fund fare mbetet siper nje shtrese kimaje, hedhim edhe beshamelin siper dhe e veme te piqet ne 180 grade une e mbulova me leter alumini qe mos te thahej e te zbuten makaronat nga avujt dhe nga lengjet e krijuara.

Pjekja me mori gati 50 min dhe 10 minuta perparta se ta hiqja i vura djathin siper qe djathi mos te thahet e te dale e bute. Heren e pare qe e bera kete recete e vura djathin tek beshameli por ma beri shume pis djathi anash se shkrinte gjate pjkekjes e ma nxiu anen e nuk me pelqeu si pamje, ana sot qe e bera keshtu ndryshe doli e paster, ne shije nuk ndryshon gje.

Pas pjekjes e lini nja 10 minuta dhe e hiqni rrethin,e ngelet ne formen e nje torte. Ne fund e zbukuroni me gjethe borziloku dhe domate qershize. Ju befte mire nese e provini djali im e pelqeu shume.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi