Analiza
20/05/2013 13:11:33
Energjite e lidereve
nga Gjergj Marku
TIRANE - Po te vesh re, sidomos ne fushata elektorale, lideret kryesore, acenojne ne sfondin mbushamendes publik, energjite e “pamata” qe zoterojne. Ndaj per t’i shprehur, per t’u realizuar, kerkojne fushen e duhur, qe domosdo lidhet me karriken me te larte te pushtetit.
Ne kete sens çdo komb ndihet mire kur ka lidere me energji pozitive, qe mund ta zhvillojne apo ngrejne popullin e vet nga nje stad i caktuar, ne nje stad me te larte. Apo akoma, me e domosdoshme, kur behet fjale, per ta shpetuar popullin dhe qytetaret nga nje gremine e paralajmeruar .
Mirepo, ajo qe mua personalisht me ben pershtypje e me tingellon keq, lidhet me faktin se pse lideret nuk shohin dhe m’atane hundes se tyre, rreth e rrotull tyre, jo thjeshte ne perceptimin si mitingashe te atyre qe i rrethojne, por si njerez qe zoterojne energji pozitive te dobishme per kete vend, dhe aq me teper nje kategori tjeter qe nuk i ka hobi mitingjet, por bejne pune te paqme kudo jane, nga katedrat, arkivat, studimet, prodhimet etj etj.
Ka nje te vertete te hidhur ne Shqiperi, humbja e energjive, mbase per shkak xhelozie,kapadailleku apo dhe budalleku te “atyre lart”, per shkak strategjie te ulte apo ku di une, por kjo ngjet. Jo pak njerez te talentuar, qe nga ademike e deri tek profesioniste te thjeshte,detyrohen ta marrin talentin e tyre te pasherbyer n’ate jete, pikerisht se Lideret, ua cenojne, ua mohojne, duke u zene hapesirat e realizimit te tyre ne te mire te vendit.
Cenimi i energjive pozitive te kujtdo, dhe mos harmonizimi i tyre per te miren e shoqerise, eshte absurdi me i madh shqiptar, qe shihet ne shume e shume fusha, publike apo private. Dhe kjo ngjet prej UNIT te liderve, dhe “oborrit” te tyre te vockel, qe i kane kthyer mitingjet dhe fushatat ne vend punesimi formal (neser dhe legal), duke u perdorur me se shumti si “numeror topi”!