Botë
16/05/2013 05:09:44
Rizgjohet gjate funeralit te tij
Ngrihet nga arkivoli para te gjitheve
ZIMBABWE- Ishin te gjithe gati per t’i bere nderimet e fundit dhe t’i vendosnin lulet mbi arkivolin qe do te futej ne dhe, kur papritur “i vdekuri”, eshte “rizgjuar” ne menyre perfekte dhe mjaft mire, por pa arritur te kujtoje se cfare ka ndodhur me pare.
Protagonisti i kesaj ngjarjeje te cuditshme eshte nje qytetar nga Zimbabwe ne Afrike, nje burre 34 vjec, i quajtur Brighton Dama Zanthe. Ai jeton ne qyteti Gweru me rreth 150 mije banore ne zemer te shtetit afrikan. “Nuk e di se cfare ka ndodhur. Me kujtohet vetem se kam qene ne spital i lidhur me kabllo dhe makineri qe me mbanin ne jete. E vetmja gje qe mund te them eshte se persona te shumte vinin ne shtepine time dhe qanin, nderkohe qe tani kam nje mundesi tjeter per te jetuar. Ndihem shume mire”, kujton 34 vjecari.
Disa dite me pare ai ishte ndjere keq dhe familjaret e cuan direkt me urgjence ne spital. Pasi morri kuren e duhur, vdiq papritur. Te afermit dhe miqte kane organizuar me pas funeralin e tij, ia kane futur trupin ne nje arkivol disa ore para se te perfundonin funeralin. Pikerisht ketu ka ndodhur edhe mrekullia, kur Zhanthe eshte ngritur pera syve te te gjitheve qe ndodheshin te pranishem.
Nje mrekulli
Mes te pranishmeve ishte edhe Lot Gaka, pronari i qe u morr me te drejten e transportit te trupit atje ku edhe Zanthe punonte. “Jam i pari qe e vura re se kembet po leviznin. Ne fillim nuk po u besoja syve, por me pas ai filloi te levize me teper. Vura re se edhe te tjeret kane ngelur te shokuar”, ka thene ai.
Ne kete moment, Gaka ka hapur kapakun qe mbulonte arkivolin duke u ngritur para te gjitheve dhe duke u treguar se ai ishte gjalle. “Kemi lajmeruar me urgjence nje ambulance e cila ka mberritur pas 7 minutash. Eshte nje mrekulli. Shume persona ende nuk po arrijne ta besojne”.