stampa | chiudi

Aktualitet

06/05/2013 16:31:42

3 ligjet, Meta pergjigjet

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, iu përgjigj akuzave të Berishës për mosvotimin e tre ligjeve nga opozita






TIRANË - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, e quajti tentativë për diversion brenda opozitës akuzën që Kryeministri Berisha bëri sot ndaj opozitës në debatin e zhvilluar në Kuvend për votimin e 3 ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Në një konferencë për shtyp, kreu i LSI-së, Ilir Meta, iu përgjigj akuzave të Berishës për mosvotimin e tre ligjeve nga opozita.

Në përgjigje të pyetjes për atë që Berisha e konsideroi "listat e zeza" të deputetëve, Meta tha se "pas dështimit për të infiltruar në listat e opozitës kandidatë të tij të besuar nuk i ka ngelur tjetër vetëm të merret me diversion brenda opozitës, që nuk ka për të funksionuar".

Mos u habisni, vijoi Meta, "kur të shikoni listat e PD-së, pasi, pas sulmit të vazhdueshëm për listat e PS-së, fshihet vëmendja për listat e PD-së", duke shtuar se "nuk do të mungojnë çuditë".

Meta gjithashtu akuzoi Kryeministrin Berisha se po kthehet nga një kërkues në një bojkotues i votimit të tre ligjeve. "Ne pamë parodinë e radhës edhe këtë herë, duke ndjekur sesi Kryeministri Berisha nga një kërkues në të kaluarën, po kthehet në një bojkotues të tre ligjeve. Nuk është serioze të mos miratohet kompromisi që propozuam dhe është shumë i arsyeshëm. Çdo përpjekje për të mos kuptuar thelbin konstruktiv të propozimit tonë është përpjekje e Kryeministrit për t'u 'arratisur' nga përgjegjësitë që duhet të ndërmarrë", theksoi Meta.






HermesNews - ©2013

stampa | chiudi