stampa | chiudi

Kulturė

04/05/2013 09:11:42

Midhje me oriz e domate

nga Brunhilda Cela




























Sekretet e aromave tė Brunhildės Ja edhe kjo nje recete shume lehte e realizueshme. Midhje te qeruara gati rreth 400 gr (mund te perdorni midhje te ngrira), 3-4 domate te pjekura shume ose pure domateje kutie 1 filxhan caji, 3-4 thelba hudhra,
1 qepe e vogel e grire imet, vaj ulliri, kripe, piper, vere e kuqe gjysem gote,
oriz 1 gote jo plot, uje dy gota per zierjen e orizit, majdanoz ose mendez te njome.


Pergatitja: Ne fillim veme orizin te zieje ne uje me pak kripe derisa te pije pothuaj te gjithe lengun. Ne nje tenxhere a tigan te thelle veme qepen te kaverdiset ne vaj ulliri lehte shtojme aty domatet e qeruara e te grira imet, kripen, piperin dhe i leme te ziejne sa te trashet lengu, i shuajme me vere te kuqe dhe ne fund fare hedhim edhe midhjet i leme te marrin ca vale.

Shtojme edhe hudhrat e shtypura ose te grira imet e perziejme me orizin e zier e leme te marre nja dy vale te lehta dhe ne fund fare shtojme dhe majdanozin ose dhjozmen e fresket te grire imet. Tani eshte gati per tu servirur del nje gjelle e lengshme jo e thate dhe shume e shijshme. Duke e zier me pare orizin bejme qe te dale nje pjate e kendshme me pak leng dhe te kete hijeshi.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi