stampa | chiudi

Botë

25/04/2013 17:03:20

C/2012 S1 (ISON) kometa qe po na afrohet gjithnje e me shume

Takim me kometen me te ndriçuar qe ka pare njerezimi






NASA - Kometa ISON, e zbuluar ne shtator te 2012 nga astronomet rus Vitali Nevski dhe Artyom Novichonok, vazhdon udhetimin e saj drejt sistemit diellor ku parashikohet te hyje ne vjeshte.

Eshte folur shume rreth kesaj komete, qe ka nje bisht te gjate, per arsye se mendohet qe do te jete nje nga kometat me ndricuese qe ka pare njerezimi deri tani, saqe mund te ndricoje si hena e plote, madje edhe gjate dites.

Me 10 Prill te vitit te shkuar, teleskopi i famshen Hubble i NASA-s arriti te kapte disa fotografi te kesaj komete nderkohe qe gjendej ende ne afersi te Jupiterit. Per momentin ajo ndodhet rreth 621 milion kilometra nga Dielli dhe 634 milion kilometra nga Toka, por Hubble tregon qe kometa eshte mjaft aktive megjithese shume larg nga planeti yne.

ISON ka nje bisht te gjate prej 92.000 kilometrash, i perbere nga lende te akullta, dhe nje fluks me mbetje te pluhurta rreth 3700 kilometra, nderkohe qe berthama e saj eshte shume e vogel ne krahasim, me nje diameter prej 4.8-6.5 kilometra.

Per shkak te dimensioneve te vogla te berthames se kesaj komete, edhe parashikimet rreth kalimit te saj behen te nderlikuara, pasi ajo duhet te kaloje me nje distance prej 1,2 milion kilometrash nga planeti yne me 28 nentor, por do te kaloje akoma me prane Diellit, i cili me temperaturen e tij te larte mund te shperbeje pjesen me te madhe te lendeve te akullta qe perbejne pjesen e jashtme te kometes.

Ne fakt kjo komete e ka prejardhjen nga mjegulla Oort , nje zone ne estremet e sistemit diellor ku ndodhen zakonisht trupa me lende te akullt, prandaj eshte veshtire te percaktohet me saktesi nese do mund ti mbijetoje e paprekur afersise me diellin ose nese do te kete fatin e kometes se shumepritur Kohoutek, e cila ne 1973 zhgenjeu studjuesit pasi u dizintegrua nga afersia e diellit.

Sipas studiuesit Jian-Yang Li, nga Planetary Science Institute, ISON perben nje mundesi te rralle per shkencetaret per te studjuar nga afer nje komete te paprekur pas formimit te sistemit diellor dhe ndricueshmeria e tij do te beje te mundur matje qe jane thuajse te pamundura per lloje te tjera kometash. //HermesNews - ©2013//

Daniela Vathi

stampa | chiudi