stampa | chiudi

Aktualitet

22/04/2013 09:59:38

Pijet qe shkaktojne diabet

Coca-Cola, Fanta, Sprite jane disa prej pijeve qe sollen vdekjen e 180 mije personave gjate vitit 2010






TIRANE - Sipas studimeve te American Heart Association, nje organizate non profit qe kujdeset per parandalimin dhe kurimin e kardiopatise, pijet si Coca-Cola, Fanta, Sprite ose te njohura me mire si sugar drinks, perbejne rrezik te larte diabeti dhe obeziteti.

Vetem ne vitin 2010 kane pesuar vdekjen per shkak te konsumimit te tepert te ketyre pijeve me shume se 180.000 vete. Konsumimi i ketyre pijeve ndikon ne menyre te drejtperdrejte tek semundjet e zemres, per arsye se permbajne nje sasi te larte te sheqernave te thjeshta.

Sipas te dhenave te mbledhura, keto pije te sheqerizuara jane pergjegjese per 133.000 vdekje nga diabeti, 44.00 vdekje nga semundjet kardiovaskolare dhe 6.000 vdekje nga kanceri. Gjithashtu vihet re se rreth 78% e njerezve me semundjet e lartpermendura u perkasin shtesave te ulta dhe te mesme.

Vendin e pare ne konsumimin e sugar drinks e ze Meksika, ku ka nje korrispondence te larte mes ketyre pijeve dhe numrit te vdekjeve. Ne vendet e Amerikes latine dhe te Karaibeve eshte me i larte numri i vdekjeve lidhur me diabetin, perafersisht 38.000.

Ndersa ne Europen qendrore dhe lindore si dhe ne Azi, numri me i madh i vdekjeve ( 11.000) varet nga semundjet e zemres, ku luan nje rol te rendesishem konsumimi i ketyre pijeve.

Shtetet e Bashkuara renditen ne vend te trete me rreth 25.000 vdekje nga Coca-cola dhe pije te ngjashme. Se fundmi, Japonia eshte shteti i vetem ku rreziqet lidhur me kete lloj konsumi provokojne me pak deme.

Daniela Vathi

stampa | chiudi