Botė
16/04/2013 15:37:29
43 kg kokaine ne aeroportin e Romes
Droga vinte nga Santo Domingo. Arrestohen 4 vete
ITALI- Nje sasi e madhe kokaine eshte sekuestruar ne aeroportin nderkombetar te Fiumicinos ne Rome nga ana e policise se Rojes Financiare te Romes dhe Napolit. Eshte bere i mundur bllokimi i 43 kilogrameve kokaine te paster, brenda ambjenteve te nje avioni qe vinte nga Santo Domingo.
Droga ishte duke u transportuar nga 4 korriere, 3 venezueliane dhe nje grua italiane. Te gjithe jane arrestuar nga policia. 6 kilograme kokaine ishin te fshehura ne disa kuti me pluhur qumeshti te futur ne canten e shtetases italiane e cila udhetonte me te bijen nje vjecare.