Botë
15/04/2013 09:20:05
Ashton tur në Ballkanin Perëndimor
Vizita e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor ka për qëllim ta përforcojë angazhimin e BE-së për integrimin e tyre të ardhshëm në Union
BRUKSEL - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Catherine Ashton pritet të zhvillojë një tur vizitash në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedoni, Shqipëri dhe Mali i Zi. ''Mundet që në këtë turne të përfshihen edhe disa vende të tjera nga Ballkani Perëndimor, si Kosova dhe Serbia, mes të cilave Bashkimi Europian po përpiqet të ndërmjetësojë'', theksohet në njoftimin e zyrës së shtypit të Ashtonit. Vizita e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor ka për qëllim ta përforcojë angazhimin e BE-së për integrimin e tyre të ardhshëm në Union. "Do t'i nxisim shefat e shteteve të rajonit që të vazhdojnë me reformat dhe të zhvillojnë marrëdhënie të mira me fqinjët", shton ajo.