stampa | chiudi

Sport

10/04/2013 11:01:04

Peshëngritje, Avdiraj në vend të 3-të

Gjoza: Se shpejti edhe kampionati Boteror ne Tirane






TIRANË - Në ditën e dytë të Kampionatit Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, peshëngritësi shqiptar 19-vjeçar, Romario Avdiraj, është renditur në vendin e tretë në garën për peshën 62 kg në baterinë B, pas rivalëve të tij, spanjollit Ivan Garcia dhe grekut Arturos Kristidis.

Avdiraj ngriti në dygarësh 230 kg, shumë larg 260 kg të ngritura në dygarësh nga dy peshëngritësit e tjerë. Bateria B në peshën 62 kg për meshkuj u fitua nga sportisti grek, i cili përfitoi edhe nga pesha më e lehtë trupore.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, gjatë një prononcimi për media, duke marrë shkas nga ecuria e mirë e këtij turneu, theksoi se në Shqipëri mund të organizohet edhe një Botëror i peshëngritjes. “Besoj se shumë shpejt Shqipëria mund të organizojë një botëror peshëngritjeje. Ne arritëm në një kohë rekord prej 3 muajsh të organizonim këtë turne, ndërsa vendeve të tjera u kanë dashur gati 2 vjet”, ka theksuar Gjoza.

Ndërkaq, sot e ka radhën të ngjitet në pedanë nënkampionia e Europës në peshën 58 kg, Romela Begaj, e cila konsiderohet një nga favoritet kryesore për medalje të artë. Ajo do të konkurojë në orën 20:00 në baterinë A. Po ashtu, sot do të konkurojnë edhe dy pretendentët e tjerë, Daniel Godelli dhe Briken Çalja, te kategorisë 69 kg, qe synojne të paktën hyrjen në zonën e medaljeve. Ata do të nisin garën në orën 17:00. Po të mërkurën, në orën 13:30, Fetije Kasaj, do të ngjitet në pedane për te konkuruar në kategorinë e saj.

Nga emrat e rinj, sipas programit, rezulton që me11 prill, të enjten, do të ngjitet në pedanë vetëm një pjesëtar e ekipit shqiptar, Krenar Shorja, i cili në orën 20:00 do të konkurrojë në kategorinë 77 kg dhe me 13 prill në orën 13:00, i vjen radha Ervis Tabakut në peshën 94 kg, ndërsa në ditën e fundit të këtij europiani, në orën 10:30 do të ngjitet në pedanë Isa Bala.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi