stampa | chiudi

Botë

27/03/2013 12:57:06

Mjekja akuzohet per 300 vrasje

U hiqte pacienteve tubin e oksigjenit nga fytyra





BRAZIL- Nje mjeke braziliane eshte akuzuar per shtate raste vrasjesh dhe eshte nen hetim per 300 raste te tjera ne spital. Behet fjale per Virginia Soares de Souza, nje grua qe mund te quhet si “njera nga vraseset me te medha te botes”, sipas britanikes Guardian. Mjekja eshte akuzuar se u ka hequr tubin e oksigjenit pacienteve te mbajtur ne jete me kete aparat, si dhe dhenien ne menyre jo te duhur por mbidoze te medikamenteve ne spitalin “Evangelica” ne Curitiba.

Hetimi
Soares, drejtoreshe e spitalit, eshte arrestuar ne mes te shkurtit se bashku me tre mjeke te tjere dhe nje infermiere. Te gjithe te dyshuarit jane lene me pas te lire per t’u hetuar ne liri. Gruaja rezulton tashme nen hetim per shtate raste vrasjes, madje theksohet se ajo eshte pikerisht personi qe i ka vrare. Ministri i Shendetesise ka deklaruar se numri i viktimave mund te jete edhe me i madh pas analizimit te 1.700 kartelave klinike te shtate viteve te fundit.

Mario Lobato, shefi i skuadres se hetimit ne ministri, ka deklaruar per nje media lokale se te pakten edhe njezet te tjere jane te dyshuar ne hetim. Por jo vetem kaq. Po vazhdohet te hetohet edhe per 300 te vdekur te tjere. Sipas tij, pacientet duhet te kene vdekur per shkak te uljes se nivelit te oksigjenit ne maske dhe injektim te Pavulonit, nje lloj droge qe dobeson shume muskujt e diafragmes.

Ngjashmerite
Te gjitha rastet e hetuara kane te njejtin “lloj operimi”, i njejti perfundim vdekjeje, i njejti medikament. Lobato ka shpjeguar se disa prej viktimave duket se jane detyruar te flasin dicka para se te vdisnin. Autoritetet braziliane jane akuzuar per nderhyrje shume te vonshme dhe te ngadalte, pavaresisht numrit teper te madh te viktimave. Ngelet mister gjendja e disa prej trupave, ndersa avokati i doktoreshes ka theksuar se klientja e tij eshte e pafajshme. “Shume shpejt do te tregojme se terapia e perdorur ndoshta eshte e justifikuar me nderhyrjes mjekesore”, ka delauar ai.

Nese te gjitha rastet e dyshuara do te konfirmohen, bilanci i viktimave do te kaloje edhe me teper se nje vrasje seriale te njohur ne bote apo edhe si Harold Shipman, mjeku britanik i denuar ne vitin 2004 per vrasjen e 15 pacienteve ne Manchester dhe me pas lidhjen qe ai kishte ne vrasjen e 260 rasteve te tjera.

Edison Myrteza

stampa | chiudi