Botë
22/03/2013 17:00:57
Grevë treditore në Greqi
Paralizohet sektori hekurudhor
ATHINË - Probleme të tjera në Greqi për ata që u duhet të udhëtojnë me tren këtë fundjavë për shkak të një seri grevash 24-orëshe të njoftuara nga Federata Kombëtare e Hekurudhës (Pos) duke nisur që nesër, të shtunën e 23 marsit deri të hënën e 25 marsit. Në këto tre ditë do të jenë jashtë funksionit edhe trenat ndërurbanë që lidhin Athinën me aeroportin ndërkombëtar "Venizelos". Punonjësit e hekurudhave kërkojnë rinovimin e kontratës kolektive të punës dhe dënojnë vendimin e njëanshëm të drejtorisë së OSE-së, shoqëria greke e transporteve hekurudhore, lidhur me aktualizimin e sistemit të ri operativ me hekurudhat.