Aktualitet
15/03/2013 10:47:34
Qetësohet situata në Veri. Komunat llogarisin dëmet
Si pasojë e reshjeve te shumta u përmbyten rreth 4900 ha toke ne qarkun e Shkodres, ndersa u izoluan nga uji dhjetra shtepi
SHKODER - Situata ne qarkun e Shkodrës, pas reshjeve të dendura të shiut të diteve te fundit, sot paraqitet më e qetë. Si pasojë e reshjeve te shumta u përmbyten rreth 4900 ha toke ne qarkun e Shkodres, ndersa u izoluan nga uji dhjetra shtepi, sipas Shtabit të Emergjencave Civile te Qarkut.
Në Bashkinë Shkodër u përmbyten rreth 200 ha tokë në zonën Bahçallek, Ajasem, Lagjen Mark Lulaj, Pedonale, ndersa u izoluan rreth 60 shtëpi banimi dhe objekte. Në Komunen Ana e Malit u përmbyten rreth 1800 ha, duke izoluar nga uji rreth 161 shtëpi në fshatin Obot, 19 shtëpi në fshatin Gorricë dhe 11 shtëpi në fshatin Muriqan. Në Komunën Guri i Zi dhe Berdicë u përmbytën rreth 1300 ha tokë, ndersa u izoluan dhjetra shtepi.
Skuadra e emergjencave civile në këtë qark u perfshi ne një operacion për të ndihmuar banorët e këtyre zonave, duke ndërhyrë në operacionet e evakuim shpëtimit.
Në këto operacione kanë marrë pjesë rreth 100 forca te policisë, rreth 25 forca të FNSH me 5 mjete IFA dhe një gomone, të cilat operuan në komunat Bërdicë, Guri i Zi dhe në bashkinë Shkodër, duke bërë të mundur evakuimin e 20 familjeve ne Ajsem, 55 familjeve ne Berdice, 20 familjeve ne Bahçallek, etj. Një pjesë e familjeve u akomoduan në konviktin e shkollës Industriale, ndërsa familjet e komunave të mësipërme janë akomoduar pranë të afërmve të tyre.