stampa | chiudi

Kosovë

28/02/2013 11:28:48

Fillon zbatimi i marëveshjes IBM-IT

Të gjitha pikat kufitare funksionojnë normalisht sipas marrëveshjes për IBM-in






PRISHTINË - Sot prej orës 08:00 ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit edhe në dy pikat kufitare Kosovë-Serbi, Muqibabë dhe Mutivodë. Ky zhvillim pason fillimin e suksesshëm të funksionimit në katër pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në bisedimet në Bruksel. "Tani të gjitha pikat kufitare po funksionojnë normalisht sipas marrëveshjes për IBM-in", bënë të ditur sot burimet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Theksohet se "fillimi i zbatimit të marrëveshjes së IBM-it në të gjitha pikat kufitare do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave. Menaxhimi i kufijve shtetëror është në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian dhe shënon një hap të madh në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi