Botë
19/02/2013 15:23:44
Greqia se shpejti pa gazeta
Lulezimi i medias online, mbush boshllekun
GREQI- Media ka qene sektori i goditur thuajse me keq gjate tre viteve te fundit nga kriza ekonomike ne Greqi. Rreth 4000 gazetare rezultohet se kane humbur punen per shkak te mbylljes se nje numri te madhe gazetash, revistash, radiosh dhe televizionesh. Shume te tjera pritet qe te mbyllen.
Sipas raportimit nga Radio Publike Amerikane, thuhet se greket mendojne se media e vendit ka falimentuar pasi eshte munduar te mbuloje krizen per shkak te lidhjes mes vete pronareve, politikes dhe financimeve. Media jep deklaraten e gazetarit Nikolas Leontopoulos, i cili deklaron se “pronaret e mediave greke kujdesen me teper te fitojne kontratat shteterore per nje tjeter biznes qe pergatiten ta ngrejne se sa te fitojne para per te mbajtur gjalle apo me se miri median qe kane ne dore”.
Ne vitin 2009, ne Greqi ishin 39 te perditshme kombetare, 23 gazeta kombetare te se djeles, 14 gazeta kombetare te perjavshme dhe nje dyzine me radio dhe televizione per nje popullsi rreth 11 milionesh. Madje, jane disa gazeta te cilat sheshin vetem nga 100 kopje ne dite dhe mbijetojne me financimin nga vete biznesmenet qe jane qeveritare. Tashme kriza duket se ka fshire nga vitrinat e medias reklamat dhe perfitimet.
Por, sipas NPR-se, tashme jane mediat e pavarura online te cilat mbushin boshllekun e informimit. Media amerikane jep nje website te quajtur “The press project”, ku brenda tij punojne 11 vete dhe 10 prej tyre jane punonjes te lire.