Kosovë
17/02/2013 14:41:51
Nga lufta ne Kosove ne New York
Historia e kosovarit qe realizoi endrren ne SHBA
SHBA - Nuk e kemi takuar njeri-tjetrin prej shume vitesh. Qe prej vitit 1999. Por kemi qene gjithnje ne kontakt nepermjet e-mailit, faqeve virtuale dhe se fundmi nepermjet rrjetit social Facebook. Por eksperienca jone e meparshme ka qene teper e vlefshme per te dyja palet. Ne e kemi pare dhe perjetuar thuajse luften te dy.
Adami eshte nje shqiptar nga Kosova. E kam takuar ate ne vitin 1998, kohe perpara se ushtria e Natos te planifikonte te ruante Kosoven qe nga momenti kur dhuna shpertheu ndermjet Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe forcave Jugosllave.
Ai ishte student ne vitin e fundit per mjekesi dhe flet mire Anglisht. Goxha i mire per te qendruar si perkthyes per nje korrespondent ne Kosove si une. “Perkthyes ose ndihmes”, nuk bej asnje gjykim ndaj ndihmes se Adamit. Pa ate, Kosova do te kishte ngelur per mua e mbyllur.
Adami me ka rrefyer dhe treguar per “territorin” e lire, duke nisur qe nga Malisheva deri tek zonat e shenjta te kishave ortodokse serbe, manastiret dhe besimet fetare serbe, nga burra te veshur me kapele te zeze dhe veshje te zeze, si dhe mjeker te gjate.
Disa vjet me vone pas kesaj ngjarjeje, ai u largua nga Kosova drejt New Yorkut ne kerkim te nje jete me te mire. Kur e kam cuar ne pjesen tjeter te Bulevardit te 5-te, Adami nuk ishte shume i surprizuar pasi e njihte rrugen nga shqiptaret e shumte qe kishte atje. Madje u ulem per nje kafe ne nje bar shqiptaresh.
Pas nje dore te mire kujtimesh, ne u kthyem tek ideja se si Adami e mendoi te largohej nga vendlindja. “Gjerat nisen te veshtiresohen shume pasi u largove”, theksoi ai. “Une punoja me nje shok dhe atje ishte nje situate e cila ishte teper e keqe, situate e veshtire per shokun tim. Disa persona u munduan ta vrasin ate por deshtuan. Me duhej te mbaja gjithnje nje arme me vete per t’u mbrojtur. Me duhej patjeter te largohesha per te qene i sigurte per jeten time”.
Dhe si ndodhi qe mberrite ne New York?
Ne fakt duhet te dish te pyesesh se si munden shume shqiptare nga Kosova te mberrijne deri ketu. Pothuajse te gjitha restorantet familjare te tipit “italian”, jane te ngritura nga shqiptaret, keshtu qe une kisha shume pune per te bere kur duhej te merrja licencen e mjekesise.
Ishte e veshtire ne momentin e pare kur dikush mberrin nga aq larg ne New York?
Ishte edhe me e veshtire se sa mund ta mendosh, por une arrita te jem ketu pasi familja ime arriti qe te me ndihmonte qe nga Prishtina. Tashme une punoj si psikiater ne sektorin e shendetit publik edhe ne New Jersey.
Biseda jone kaloi tek ditet e veshtira te luftes 15 vjet me pare. Pasi dolem nga bari me Adamin, paguam faturen prej 40 dollaresh duke paguar edhe per parkimin e makines se tij ne Manhattan per vetem dy ore. Atehere e kuptova se sa fuqi ka Amerika ne taksa.
Ne momentin e pare qe e kam njohur Adamin, ishte tip i qete, nje student qe kishte libra me vete gjithnje sidomos per mjekesine dhe historine e Ballkanit. Tani ishte nje profesionist ne mjekesi, ne njeren nga shoqerite me te zhvilluara te botes.