Botë
11/02/2013 12:32:04
Rasti i dyte ne histori: dorehiqet Papa
Merkel, respekt për vendimin e Papës
(Permbledhje) Papa Benedikti XVI njoftoi sot dorëheqjen e tij duke nisur nga 28 shkurti, në një fjalim të mbajtur në latinisht gjatë një simpoziumi në Vatikan, njoftoi zëdhënësi i Selisë së Shenjtë.
Papa Benedikti XVI njoftoi se do të jepte dorëheqjen nga Papati më 28 shkurt për shkak të pafuqisë për të drejtuar Kishën si pasojë e moshës së tij.
Papa Benedikti i XVI shpjegoi sot se nuk kishte më forcë për të drejtuar Kishën Katolike për shkak të moshës së tij, 85 vjeçare duke njoftuar kështu dorëheqjen më 28 shkurt.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Vatikani. Joseph Ratzinger ka lindur në 16 prill të vitit 1927 dhe u zgjodh Papë nga konklava e zhvilluar në 19 prill të vitit 2005, pas vdekjes së Gjon Palit II.
(16:00)
Kancelarja Angela Merkel shprehu sot respektin e saj më të madh për vendimin e Papës me origjinë gjermane Benedikti XVI për të dhënë dorëheqjen më 28 shkurt për shkak të moshës së tij. "Në qoftë se vetë Papa, pas reflektimit të pjekur, arriti në përfundimin se forcat e tij nuk janë më të mjaftueshme për të ushtruar këtë funksion, kjo ngre respektin tim më të madh", deklaroi kancelarja në një konferencë shtypi. "Benedikti XVI është dhe mbetet një nga mendimtarët më të mëdhenj fetarë të epokës sonë", theksoi Merkel. "Kur ai u zgjodh Papë tetë vjet më parë, ne ishim krenarë në Gjermani për patriotin tonë, i pari që prej një shekulli në këtë post", shtoi kancelarja.
VATIKAN - Me date 28 Shkurt, Shenteria e Tij do te jape doreheqjen nga kreu i Kishes Katolike. Ai tha se pesha qe mbante deri ne kete kohe, dhe se "per te miren e Kishes", do te lere detyren e tij. Kjo eshte hera e dyte ne histori qe nje kryetar i Kishes Katolike le postin e tij. Nga Vatikani zedhenesi i tij, Pader Federico Lombardi po jep nje konference per shtyp me gazetaret.