stampa | chiudi

Kulturė

02/02/2013 12:17:41

Pite te mbushura me djathe e proshute

nga Brunhilda Cela







Sekretet e aromave tė Brunhildės Kjo eshte nje recete, qe ne fakt e kam mesuar prej sime vjehrre dhe ajo i mbushte me mish pule oze vici te zier dhe me qepe te kaverdisura, qumesht, veze, piper dhe brumin e zinte pak ndryshe me sa di une i hidhte edhe veze brumit.

I qante keto pitet si edhe shume gjera te tjera qe per fat kam mesuar edhe prej saj. Dalin shume te mira edhe keto me mish po une i kam provuar me shume lloj mbushjesh, me spinaq, me lakra te egra, me qepe e domate, me presh, me gjize, me djath etj etj...

Nje dite para shume vitesh kur provova kete recete me kishte ngelur nje salce makaronash dhe djathe ne frigorifer, e ngaqe doja disi t'i harxhoja por edhe ta hanin femijet thashe po bej pite te mbushura e po i bej si tip pice mbushjen me djath e proshute.

Keshtu na lindi kjo recete dhe e beja shpesh se femijet e pelqenin, ose kur duhet te coja dicka ne shkolle apo ne kopesht kete recete e kisha zgjidhje se femijet kenaqeshin e tepsia bosh me kthehej. Kaq per historine e recetes tani po ju jap receten time per 15 pite:

Per brumin:
miell 500 gr
kos 150 ml
uje rreth 170 ml (kete shikojeni edhe pak vete brumi jo shume i ujshem po as shume i forte)
1 luge kafeje sode buke
kripe me sy (sipas deshires jo edhe shume se ka mbushja)
vaj per skuqje, por mund ti beni edhe te pjekura, nese do i piqni i vini edhe pak maja brumit se ashtu dalin te buta, vetem me sode forcohen.

Per mbushjen 15 feta proshute proshute pule ose pule deti ne feta te holla
15 feta djathe te holla. 100-150 gr pure domate te zier e te aromatizuar sipas deshires une i vura rigon, hudhra, pak dhjozem, vaj ulliri, kripe, piper, por nese e doni per shpejtesi merrni edhe ketschup e rregulloni pak e vaj ulliri dhe rigon.

Pergatitja: Ne fillim do zeme brumin,miellit i hedhim kripen dhe soden dhe e perziejme.I hapim nje grope dhe shtojme aty kosin dhe ujin e vaket e punojme me dore sa te dale nje brume homogjen.

Brumin e mbullojme me nje folie plastike dhe e leme te pushoje te pakten rreth 30 min. Pastaj e hapim dhe e ndajme ne 15 kulece te vegjel. Kulecet i hap me pec rreth 1 pellembe ose edhe me te vegjel. Pastaj lyeni me salcen,shtoni djathin, proshuten dhe e mbyllni mire ne formen qe shihni ne foto. Mund te perdorni keto format per mbyllje nese i keni, por mua me pelqen me teper mbyllja me dore dhe anet i kthen pak bukur si anet e byrekut.

I skuq ne vaj te bollshem ne temperature jo shume te larte nga te dyja anet.Pas skuqjes i ve ne nje leter thithese por ky lloj brumi nuk pi shume vaj dhe dalin vertet shume te shijshme. Provojini. Une i shoqerova me nje sallate domateje dhe kastraveca e nje supe me domate dhe petka.




HermesNews - ©2013

stampa | chiudi