stampa | chiudi

Kulturė

02/02/2013 11:34:17

Gjirokaster: rrezikohen monumentet e kultures

Projekte per rimekembjen e tyre






GJIROKASTER - Specialistet e drejtorise se monumenteve te kultures ne Gjirokaster po ndjekin nga afer gjendjen e monumenteve ne kete qytet te cilat mund te rrezikohen te shemben jo vetem per shkak te amortizimit, por edhe nga reshjet dhe ererat e forta te ketyre diteve. Drejtori i monumenteve te kultures ne Gjirokaster, Spartak Drasa, tha se te gjithe specialistet e kesaj drejtorie jane ne terren per te monitoruar objektet karakteristike qe jane ne rrezik shembjeje nga kushtet atmosferike. Sipas tij, te gjitha monumentet e kultures qe jane ne gjendje jo te mire dhe qe mbartin probleme, po evidentohen, ndersa po pergatiten projekte restauruese per te thithur investimet e nevojshme. "Jane disa projekte te perfunduara qe do te dorezohen ne Drejtorine e pergjithshme dhe pas marrjes se fondeve mjaft banesa me rrezik shembjeje do te rikthehen ne identitet", tha Drasa, duke nenvizuar se nje nder projektet e realizuara keto dite eshte edhe ai i godines 6-kendore ne qendren e pazarit karakteristik te qytetit.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi