Kulturė
31/01/2013 10:49:59
Gjirokaster, ankete per ndryshime ne qytet
Te gjitha konkluzionet qe do te thithen nga anketimet do te jene pjese e strategjise se zyres se administrimit te vlerave muzeale te Gjirokastres ne funksion te permiresimit te sherbimit ndaj turisteve dhe turizmit
GJIROKASTER - Zyra e administrimit te vlerave muzeale te Gjirokastres, ne kuader te permiresimit te metejshem te punes se saj ne funksion te turizmit, ditet e fundit ka organizuar nje anketim me nxenes te shkollave te mesme te qytetit, biznese qe operojne ne zonen historike, qytetare te ndryshem etj. Qellimi ishte per te terhequr mendime dhe opinone per gjendjen e zones muzeale, problemet e turizmit ne kete zone, jeten kulturore etj.
Drejtoresha e zyres se administrimit te vlerave muzeale te Gjirokastres, Ermira Cuberi, tha se anketimi synon te terheqe nje opinion te pergjithshem mbi turizmin ne zonen historike, problemet dhe rruget e permiresimit, cfare i terheq vizitoret dhe cfare i pengon ata per te qendruar sa me gjate ne Gjirokaster etj. Sipas saj, ky anketim do te jete pikenisje per te zhvilluar me intensivisht turizmin ne zonen historike.