stampa | chiudi

Botë

28/01/2013 17:01:05

Koreja e Veriut dhe jeta atje

Vendi mes 'kanibalizmit' dhe testeve berthamore





BRITANI- Pamjet e diteve te fundit nga Koreja e Veriut qe drejtohet nga lideri i ri Kim Jong-un, nuk jane aspak te mira per nje vend ne kufirin maksimal te varferise qe jeton fale “kanibalizmit” ne disa zona dhe projekteve per raketa berthamore per te kercenuar SHBA-ne.

Koreja e Veriut
Kim Jong-un ka gjera me te rendesishme per te menduar duke vazhduar rrugen e gjyshit te tij te nderuar per vendin Kim Il-sung. Lajmi i transmetuar disa dite me pare nga televizioni koreano-verior per testin e trete berthamor dhe i pari nen drejtimin e Kim Jong-un, duke se e ke bere te kenaqur ate.

Vendi sfidoi komunitetin nderkombetar duke cuar ne hapesire “nje satelit metereologjik”, por Shtetet e Bashkuar, Koreja e Jugut dhe Japoniza, theksonje se behet fjale per nje test berthamor.

Si jetohet ne Korene e Veriut
Por cfare po ndodh ne kete vend te izoluar? Si jetohet ne nje vend qe investon per zhvillimin berthamor, ndersa banoret hane femijet e tyre per te mbijetuar? Britanikja “The Independent”, tregon nje situate e cila duket e ngjashme me nje film horror.

“Koreja e Veriut eshte nje vend real me persona reale”, ka shkruar nje ish ambasador britanik per banoret e kryeqytetit Pyongyang. “Koreano verioret kane nje sens te mire humori”, ka shkruar Everard qe ka mberritur ne kryeqytet ne vitin 2006 deri ne vitin 2008. “Nuk jane aq te ndryshem nga ne edhe pse perendimoret e quajne jeten e tyre te peshtire. Ekzistenca e tyre vertitet rreth nje rituali te perditshem sic eshte edhe veshtiresia per te gjetur nje vend pune sidomos ne sistemin e transportit”.

John Everard ka shpjeguar se shume persona qe ka njohur gjate qendrimit te tij atje, kane shume frike te udhetojne me metro pasi kane frike se mund te ngelen te bllokuar ne tunele per shkak te mungeses se menjehershme te energjise. Madje alkoolizmi dhe prostitucioni jane dy faktore shume te perhapur ne kryeqytet”. Sipas tij ka edhe shume veshtiresi te perditshme sic jane “berja e dushit me uje te ftohte”.

Jeta e perditshme e banoreve ne Korene e Veriut eshte e furnizuar nga “vizitat e ndryshme dhe bisedat me pjestaret e familjes duke pare televizion. Propaganda eshte aq e madhe saqe u ka mesuar atyre t’i urrejne amerikanet edhe pse pjesa me e madhe refuzon ta beje”.

Zonat e varfera
Nese ne kryeqytet apo rajone te tjera pak me te zhvilluara jeta vazhdon, ne zonat e varfera ka vetem dhimbje dhe mundim per te mbijetuar. Nje agjenci japoneze, ka dhene detaje per disa raste te tmerrshme kur banore te ndryshem kane gatuar femijet e tyre per te mbijetuar nga uria. Ka nje uri teper te madhe te fshehur te cilen media nuk do ta lere te publikohet, por varferia ka vrare mbi 10 mije persona dhe kanibalizmi po perhapet si vaji.

Rasti me i tmerrshem eshte ai i nje burri qe “hapi varrin e nipit te tij duke filluar te haje ate c’kishte mbetur nga trupi i femijes”. E ndersa vendi po vdes nga uria, qeveria vazhdon testet dhe kercenimet berthamore, duke i lene njerezit te hane femijet e tyre.

Edison Myrteza

stampa | chiudi