Kulturë
16/01/2013 11:55:20
'Ferri' libri me i ri i Dan Brawn
I mbeshtetur mbi ngjarjet e 'Komedise Hyjnore'
BRITANI- Dan Brown e ka vendosur Robert Langdon mbi gjurmet e mistereve te fshehura. Profesori i Harwardit rikthehet per te qene protagonist i romanit te autorit te njohur, duke qene keshtu si pjese e nje simbolike te fshehte.
Ngjarja per librin
14 maji eshte dita e shenuar mbi kalendar per te gjithe te apasionuarit e romaneve te Dan Brown. Do te dale “Ferri”, qe fikson kthimin e autorit te apasionuar te miliona lexuesve ne te gjithe boten. Brawn ka thene per BBC se eshte shtyre nga vepra e Dantes “dhe pse edhe kur kam qene student, kam marre gjithnje ndikimin e jetes dhe te Dantes ne boten aktuale. Me kete roman te ri jam i lumtur te transmetoj tek publiku ne nje udhetim te pafundme permes nje mbreterie te mistershme nepermjet kodeve, simboleve dhe pjeseve sekrete”.
Ferri
Titulli i librit eshte bere i ditur disa kohe me pare edhe nepermjet rrjeteve sociale si Twitter dhe Facebook. Megjithate, nje enigme e plote per vepren me te fundit te Dan Brawn. Nuk eshte hera e pare qe autori perdor tekniken e vendosjes se pjeseve te humbura per te dhene shkrimin e tij ashtu sic beri me “Simbolin e humbur”.
“Kodi i Da Vincit”, vazhdon te ngelet ende libri me i shitur ne shume vende te Evropes, madje eshte perkthyer dhe ne mbi 51 gjuhe. “Kodi i Da Vincit” dhe “Engjej dhe Demone”, jane bere madje edhe filma te famshem te Hollywoodit te interpretuar nga aktori Tom Hanks, ndersa nje verion kinematografik i “Simbolit te humbur” eshte duke u pergatitur.