Aktualitet
11/01/2013 16:22:08
LSI, koalicioni percaktohet dy muaj para zgjedhjeve
Petrit Vasili: LSI vendos me votë të fshehtë në prill koalicionin
TIRANË - Nënkryetari i LSi-së, Petrit Vasili ka paralajmëruar se muaji prill do jetë përcaktues për vendosjen e partisë më të cilën LSI do të mund të bëjë koalicion në zgjedhjet e vitit 2013. Në një intervistë për News24, Vasili bëri me dije se pasi të bëhet bilanci 4-vjecar i partisë, e cila aktualisht vijon të jetë partner i mazhorancës në pushtet, cdo anëtar i partisë do të vendosë me votë të fshehtë se në anën e kujt do të jetë.