Video

12/11/2014 14:32:21

Rikthehet ne shtepi pas 70 vjetesh

Eshtrat e ushtarit amerikan kthehen ne atdhe






SHBA- Per 70 vjet, ushtari Hugh Moore nuk ka qene asgje tjeter pervecse nje statistike. Njeri nga 405.399 ushtaret amerikane te cilet kane vdekur gjate Luftes se Dyte Boterore. Por trupi i tij nuk eshte gjetur asnjehere. I vdekur ne vitin 1944 gjate luftes ne Guinene e Re. Prinderit e tij kane marre nje leter ne te cilen shkruhej se “avioni ne te cilin ndodhej Hugh ishte djegur plotesisht”. Trupi i djalit te tyre nuk u gjend kurre.

Duke pare se ata donin te kishin nje varr per ta qare djalin e tyre, prinderit Edward dhe Emma Morre kane vendosur te blene nje cope toke ne Elkton te Marylandit. Ne pjesen e gurit shkruhej emri i djalit, me shpresen se nje dite eshtrat e tij do te gjendeshin dhe te varroseshin ne vend.Deshira e fundit e tyre eshte realizuar nje dite me pare, gati 70 vjet pas “vdekjes se Moore”, por qe per fat te keq prinderit e tij nuk kane arritur ta realizojne sa ishin gjalle.

Historia e Hugh Moore, eshte e njejta si e shume ushtareve te tjere amerikane te humbur dhe me pas te rigjetur nga Komanda e te Humburve dhe Pengjet e Luftes, nje zyre speciale ne Pentagon e cila prej vitesh merret me gjetjen e ushtareve amerikane te humbur ne kampet e luftes.

Heshtrat e ushtarit Moore jane gjetur ne vitin 2001, por jane dashur me teper se 30 vjet per te pranuar pa dyshim se eshtrat jane te ushtarit te humbur qe ndodhej ne avionin e shkaterruar. Njohja eshte bere permes analizave te ADN-se.

Keshtu, me 11 shtatorin e kaluar, ato eshtra jane mbledhur dhe me ne fund jane kthyer ne shtepi duke u varrosur ne varrin qe prinderit e tij kishin pergatitur per te 70 vjet me pare. Te pranishem ne ceremoni kane qene niperit dhe disa prej te afermve te tij. “Kemi pritur 70 vjet per t’a kthyer ne shtepi. Mendoj se eshte nje mrekulli”, ka komentuar Charles Moore, nipi i te ndjerit, i cili tashme eshte 90 vjec.

Edison Myrteza