Video

09/11/2014 08:10:06

'Dossier Dickens'. Tronditet Londra

Liderat britanike te perfshire ne pedofili




LONDER- “Dossier Dickens”, ne te cilin jepen te dhena te mbledhura nga nje arkiv i klasifikuar nga Biblioteka Bodleiana ne Universitetin e Oksfordit dhe qe permban emrat e 16 parlamentareve britaike, funksionareve te policise, drejtues shkollash dhe eksponente te klerit, po ben qe “Londra te dridhet”.

Gjithcka po cmend Britanine e Madhe, duke pare se lista mund te publikoihet dhe se emrat qe ndodhen ne te, jane te perfshire ne nje hetim qeveritar mbi skandalin e pedofilise ne Britani.

Behet fjale pikerisht per nje “bombe”te madhe, e cila pritet te shpertheje dhe qe askush nuk eshte ne gjendje ta cmontoje dhe te dije pasojat e demit te madh, duke pare se dossieri permbledh fakte teper sekrete te mbi 30 vjeteve.

Lista e cila permbledh te dhena qe nga viti 1984, ishte nen drejtimin e ministrit te brendshem, nje parlamentari konservator Geoffrey Dickens, i vdekur ne vitin 1995. Behet e ditur se lista i eshte paraqitur ministrit, por me pas nuk eshte gjetur asnjehere derisa eshte zbulur keto dite.

Barbara Castle, baronesha e Partise Laburiste, ka patur nje kopje te listes dhe qe ia ka dorezuar drejtorit te Bury Messager, nje gazete lokale e zgjedhesve te saj. Njeri nga gazetaret e gazetes ka deklaruar se “sherbimi sekret ka mberritur me urgjence ne zyren e tij duke i rrembyer te gjitha dokumentat e dossierit dhe e kane kercenuar se do ta arrestojne nese ben te ditur ndonje informacion sado te vogel te materialit ne fjale”.

Edison Myrteza