Video

27/10/2014 17:16:10

BE kërkon nga Italia masa në buxhet

Ministri Pier Carlo Padoan i dërgoi sot një letër zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Jyrki Katainen, për të detajuar përgjigjen e qeverisë italiane ndaj kërkesave për sqarim të Brukselit.






MILANO - Italia, që Komisioni Europian i kritikoi projektbuxhetin e vitit 2015, propozoi sot masa shtesë për të rregulluar defiçitin strukturor në masën 0,3 % të PBB-së, njoftoi ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave.

Ministri Pier Carlo Padoan i dërgoi sot një letër zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Jyrki Katainen, për të detajuar përgjigjen e qeverisë italiane ndaj kërkesave për sqarim të Brukselit.

Italia kishte paraqitur më 15 tetor një projektbuxhet për vitin 2015 që parashikon një deficit prej 2,9 për qind të PBB-së pas atij prej tre për qind për vitin 2014 si dhe një raport nga viti 2015 deri në vitin 2017 që parashikon deficitin strukturor në ekuilibër.

Komisioni e kishte cilësuar këtë raport me deviacione të rëndësishme në raport me angazhimet fillestare. Franca, që nga ana e saj parashikon një deficit prej 4,3 për qind të PBB-së në vitin 2015, ndodhet gjithashtu nën presion të fortë europian.

HermesNews - ©2014