Video
24/10/2014 15:53:34
Rama te denoje racizmin serb
nga Jozefina Topalli
TIRANE - Kur Kryeministri nuk denoncon racizmin Serb cfare pret nga UEFA ? Sot UEFA shperbleu Serbine duke i dhene 3 pike ne tavoline per racizmin e saj, per Albanofobine, per ulerimat kunder himnit tone Kombetar, per koret e cjerrura kundra simboleve tona , per thirrjet lemeritese vritini shqiptaret, per dhunen e ushtruar ne Beograd kunder lojtareve tane ,qe te vetem, 11 kundra 35 mije racisteve, treguan patriotizem, civilizim e dinjitet.
Por ndryshe nga dinjiteti i 11 djemte shqiptare, Kryeministri i vendit tone vazhdonte ti lutej Beogradit qe ta prisnin me 22 tetor thua se asgje nuk kishte ndodhur( edhe pasi ato e kishin refuzuar 4 here brenda 1 viti). Me justifikimin e rrejshem te Brukselianistit ai per 10 dite rresht si qenie inferiore ,sa i kompleksuar aq dhe shtijag jo vetem nuk denoncoi racizmin serb qe shpertheu frikshem para syve te botes, por sulmoi cdokend qe me te drejte fliste per Albanofobine ne Serbi dhe jo vetem.
Ne cdo interviste qe dha ne mediat shqiptare dhe ato botertore ai ishte vetem ne pozicion mbrojtes ndaj te vellaut dhe nuk pipetiu per ate eksplozion urrejtjeje, rracizmi primitiv antishqiptare, e dhune qe mund ti kishte marre dhe jeten djemve nese ndeshja do kishte vazhduar.
Ne 10 dite rresht PM Rama nuk denoncoi nje here racizmin serb! Sot ai , si shtijag tha se vendimi i UEFA-s ishte politik! Sigurisht qe ishte politik! Qendrimi i UEFA-s ishte njelloj si ai i Rames per 10 dite rresht! Sot ai tha se FSHF duhet ta apeloje per racizmin serb ! Sigurisht qe duhet ta beje!
Po ti mor Kryeministri i shqiptareve pse nuk e bere ne asnje rast, ne asnje interviste as brenda as jashte vendit ?
Sot PM tha se UEFA nuk e ka per here te pare. Ti edhe po e justifikon?!!!! Por kur ka ndodhur si me 14 tetor ? Kur ? Ku ? Pse nuk na e thua ? UEFA sot jo vetem e legjitimoi racizmin por ajo edhe shpebleu dhunen ! Rama beri te njejten gje duke u sjell pa dinjitet, duke poshteruar e veteposhteruar vehten, e duke mohuar te verteten e idhte e te rrezikshme te racizmit dhe te Albanofobise Serbe ! Dhe sikur kjo te mos mjaftonte tha per simbolet tona se ishte nje beze pa kuptim !