Video
24/10/2014 14:42:44
UEFA vendosi per Vucic dhe Ramen
nga Sali Berisha
TIRANE - UEFA vendosi per Vuēiēin dhe Ramen dhe jo per ndeshjen. Ekipi yne viktime e politikes!
Te dashur miq, dje komisioni disiplinor i UEFA-s, ne nje vendim te padrejte sa vet padrejtesia, denoi njelloj agresorin dhe viktimen, Me kete vendim "shplau" Federaten serbe nga racizmi, qe veē sa nuk hengri te gjalle lojtaret tane ne fushe dhe, sic kishte paralajmeruar, e denoi ate per teknikalitet me 3 pike. UEFA, ekipin tone jetim, per te mos thene dhe me teper, e denoi njelloj me ate te Serbise me 3 pike per nderprerje ndeshje, ne nje kohe qe e gjithe bota i pa sulmet shtazore te tifozeve dhe rojeve te stadiumit ndaj lojtareve tane ne fushen e stadiumit, tunelin dhe mjediset e shplodhjes.
Keshtu triumfoi racizimi pasi nuk u denua. Ekipi yne ra per se dyti viktime, por kesaj here e politikes. Ky eshte nje vendim i turpshem dhe vetem politik, kryekeput ne funksion te takimit Rama - Vuēiē !!